Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i pyetur nga RTS për qëndrimin e vendit të tij për Kosovën pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se vendi i tij dhe Serbia i kanë 95 për qind të çështjeve që i bashkojnë.
Por që sipas tij, çështja e Kosovës nuk është një prej tyre, dhe se udhëheqja shtetërore e vendit nga e cila vjen duhet t’i qaset në një mënyrë tjetër temave që i ndajnë.
Ai ka përkujtuar se Kosova është njohur nga Podgorica në vitin 2008 dhe ka thënë se është e nevojshme të kuptohet qëndrimi i Serbisë.
Ai vuri në dukje se prioritet “si në Kosovë ashtu edhe në Serbi” dhe në Mal të Zi është de-përshkallëzimi në veri të Kosovës.
Ai e mbështeti dialogun dhe shprehu dëshirën e tij.
“Në këtë kuptim, nuk di çfarë të them tjetër pa e shprehur sinqerisht qëndrimin tim. Nuk jam i lumtur për tensionet dhe apeloj sërish për deeskalim. Mendoj se duhen dy vetë për tango. Qëndrimi i BE-së dhe dialogu që ekziston në platformën e prezantuar nga BE-ja është ajo që Podgorica zyrtare e mirëpret sot”, tha Milatoviq.