DASHI
Këtë javë Dashi do të fokusohet më shumë tek puna aktuale që ka tani dhe vazhdimësia e saj. Në lidhje me një çështje pune ose një ofertë që mund të merrni, është mirë që ta rishikoni dhe mos merrni vendime të nxituara. Ndaj kini kujdes! Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë jetëgjatësi në kohë janë Dash – Virgjëreshë, Dash – Akrep. Është mundësia më e mirë për të stabilizuar lidhjen. Gjithashtu nëse keni në plan të udhëtoni, do të rezultojnë udhëtime shumë favorite dhe të këndshme.
DEMI
Përgjatë kësaj jave Demi ka mundësi shumë të mira, pasi ka mundësinë për të bërë disa takime shumë pozitive, gjithashtu ka disa udhëtime pune apo prest të marrin një lajm të mirë që ka lidhje me një përgjegjësi të re, një rritje në fushën e punës. Është një moment shumë favorit ky në fushën e karrierës si dhe ndikimet gjithashtu janë mjaft favorite në fushën ekonomike. Vetëm pak vëmendje në lëvizjet që mund të bëni në fushën sentimentale. Një dashuri e munguar apo e ‘cunguar’ po ju mundon… Më e mira është që ju t’i shprehni ndjenjat tuaja hapur ashtu siç janë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ecni përpara. Kujdes nga ndikimet e të tretëve në lidhjen tuaj, sidomos Dem – Ujor dhe Dem – Shigjetar.
BINJAKËT
Binjakët kanë kohën, kanë momentin e zgjidhjeve të çështjeve të punës. Keni mundësi në zgjedhje, ju jepet një mundësi në punën tuaj, pse jo dhe rritje në detyrë. Mund të ndryshoni punë, mund të kaloni nga një biznes në një tjetër, të gjitha mundësitë i keni dhe ndikimi planetar do t’ju favorizojë. Fokusi më i madh i Binjakëve përgjatë kësaj periudhe do të jetë ekonomia. Në çështjet shpirtërore, shumë të favorizuar janë lidhjet e largëta. Një njohje në distancë apo në rrjete sociale ka gjasa që të kthehet në realitet si diçka pozitive. Për ata që janë çift është një moment shumë i mirë për stabilizim, sidomos Binjak – Shigjetar dhe Binjak – Peshk.
GAFORRJA
Janë në kohën dhe momentin e duhur Gaforret për sa i përket zgjidhjeve të konflikteve apo problematikave që ata kanë. I janë bërë disa padrejtësi Gaforreve dhe duket se tani ka ardhur momenti për të shkuar drejtësia në vend. Kjo javë është mjaft pozitive në zgjidhjen e problemeve të së kaluarës. Ndikim më favorit do të ketë në këtë drejtim 10-të ditëshi i dytë, si dhe do të kenë përfitime në punë, në një blerje apo në një qiradhënie. Ndërsa sa i takon fushës shpirtërore duhet të bëni pak kujdes nëse keni një lidhje me Dash të 10-të ditëshit të parë. Një problem duhet t’a zgjidhni me Peshore të 10-të ditëshit të tretë. Jeni në kohë për të zgjidhur çdo problematikë që mund të keni në çift!
LUANI
Luanët mbajnë përgjegjësi në çdo aspekt sepse janë shumë të drejtë dhe atë që ata nisin dinë ta bëjnë shumë mirë. Është një moment ku çdo gjë arrin të zgjidhet nga vetë Luanët pa ndërhyrjen e të tjerëve. Në lidhje me fushën e punës, janë në një dilemë, nëse duhet të vazhdojnë punën aktuale, apo të pranojnë një ofertë që i është bërë. Këtë gjë duhet ta shikojnë me vëmendje dhe të marrin vendimin e duhur vetëm nëse janë të sigurtë për të gjitha bisedimet që kanë bërë dhe për atë që u është ofruar. Në çështjet shpirtërore është një moment pozitiv, sidomos lidhjet me Dem dhe me Bricjap.
VIRGJËRESHA
Kujdes me ofertat këtë javë! Deri ditën e premte mos merrni asnjë vendim. Edhe pse Virgjëreshat nuk gënjehen kollaj, duhet të jenë më analitike dhe të vëmendshme ndaj çdo detaji, sidomos nëse bëhet fjalë për çështje pune. Virgjëreshat nuk para gabojnë, pasi kanë zgjuarsinë dhe maturinë, megjithatë duket se është një moment jo i përshtatshëm planetar për të bërë lëvizje në këtë periudhë. Stabilizimi ekonomik duket se është i mbarë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë drejtim. Ndërsa në fushën shpirtërore një lidhje me probleme me Binjak e zgjidhni tani, kurse lidhja me Peshk është më optimalja.
PESHORJA
Përgjatë kësaj jave Peshoret do të fokusohen më shumë tek familja. Duhet të gjejnë formën dhe mënyrën më të mirë të komunikimit në familje. Kërkohet pak takt për Peshoret këtë javë! Kujdes mos u nevrikosni, merrini gjërat më qetë, pasi në të kundërt mund të humbisni çfarë keni arritur dhe fituar deri tani. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe me Ujor do të jenë perfekte, mos dëgjoni fjalët e të tjerëve përveçse zemrës tuaj. Në fushën ekonomike keni mundësinë për të marrë disa para nga një çështje e kaluar.
AKREPI
Duket se Akrepët do të stabilizojnë anën e tyre ekonomike dhe mundësitë që do t’ju jepen tani, janë të mëdha. Pikërisht në këtë javë, sidomos dita e martë dhe dita e mërkurë janë shumë ditë të mira për Akrepin për të zgjidhur probleme që mund të kenë. Një çështje dashurie problematike e cila ka disa muaj që ju shqetëson, duket se ka ardhur koha dhe momenti i duhur për stabilizim. Çelësi i zgjidhjes së problemeve është maturia dhe dituria.
SHIGJETARI
Kanë pak probleme me paranë Shigjetarët këtë periudhë edhe pse për to mund të themi se ekonomia është fokusi i tyre më i madh, ata kurrë nuk ngelin pa para. Problemi më i madh i Shigjetarëve është që nisen për të bërë një blerje apo një investim të caktuar dhe përfundojnë në diçka tjetër që nuk e kishin planifikuar. Ndaj Shigjetarët duhet të tregohen pak më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në këtë drejtim, sidomos 10-të ditëshi i parë dhe i dytë. Ndërsa në anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk të 10-të ditëshit të parë dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë janë perfekte.
BRICJAPI
Për Bricjapët duket se është një periudhë e mirë, e qëndrueshme. Është një javë ku do të ketë marrje vendimesh të rëndësishme. Gjithashtu mund të ketë disa ndryshime në punën tuaj të cilat do të rezultojnë në të mirën tuaj. Megjithatë jeni në disa dilema, nëse duhet të bëni hapa ndryshueshmërie në punën tuaj, bëhet fjalë për lëvizje nga puna… Më e mira do të ishte që ju të fokusoheni në punën tuaj, por të mendoni dhe për nisjen e diçkaje të re private, e cila mund t’ju falë shumë sukses. Në çështjet shpirtërore lidhjet me pengesa me Dash dhe Peshore kanë mundësi stabilizimi, ndërsa pak vëmendje këshillohet me Luan.
UJORI
Kujdes Ujorët këtë javë! Çdo gjë shikojeni me vëmendje si në fushën ekonomike, profesionale, por dhe në atë shpirtërore. Gjithsesi, përpos vëmendjes dhe kujdesit që duhet të tregoni është një javë që mund t’ju sjellë dhe mundësi pozitive të cilat do të duhet të dini t’i shfrytëzoni për më të mirën tuaj. Gjithashtu keni mundësi për të zgjidhur një problematikë apo një konflikt të kohëve të fundit. Në çështjet shpirtërore lidhjet e largëta do të kenë disi probleme. Kujdes me Binjak dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë, ndërsa me Luan të 10-të ditëshit të parë do të zgjidhet një problem apo një pengesë. E shtuna dhe e diela janë ditët më të mira të javës për Ujorët.
PESHQIT
Fokusi më i madh i Peshqve në këtë periudhë do të jetë tek puna dhe tek lëvizjet që do të bëjnë. Kanë marrë një kontratë pune apo kanë lidhur një marrëveshje, është mirë që të kontrollojnë dokumentacionin si dhe të shqyrtojnë çdo hap dhe çdo veprim që do të bëjnë në punën e tyre për të qenë sa më të përgatitur. Është një moment shumë i mirë për çështje të punës dhe karrierës dhe stabilizimit të saj, kurse në çështjet shpirtërore ka një ndikim shumë të madh për një bashkim familjar. Të palidhurit kanë mundësi shumë të mira për njohje të reja. Gjithashtu është dhe mundësia e një bashkimi dhe rikuperimi i një lidhje të mëparshme.