Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ndihet i përfaqësuar nga shefja e tij, Mimoza Kusari.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të duhej të kishte komunikim me një person si Milan Radojçiq, serbin e sanksionuar nga ShBA-të.
“Unë edhe para se të dalin këto audio-incizime, të cilat kanë dalë, kam pasur qëndrimet e mia dhe natyrisht se ajo e prezanton grupin parlamentar të LVV-së, përderisa është shefe e grupit, mirëpo unë. Qëndrimet që m’i keni parë janë personalet, individualet.
Natyrisht se në aspektin e përfaqësimit politik, Mimoza Kusari ka orientim tjetër politik dhe aspektin ideologjik nuk më përfaqëson, as para se me dal këto audio-incizime as tash, mirëpo si shefe e grupit, ajo prezanton grupin e LVV-së sepse është e zgjedhur prej deputetëve”, tha ai.