“Merre ti me mend, jo jo unë po du me u mbrojt njëherë këtu e pastaj është legjitime me u mbrojt edhe në veri”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij Prishtina është modeli për Kosovën dhe këtu duhet me fillu me mbrojtje të fjalës së lirë.
Matoshi tutje tha se bashkëpunimi me terroristët sipas kodit penal të Kosovës është i dënueshëm deri në 20 vjet burg.
Vlen të theksohet që publikimi i audio-incizimeve të Mimoza Kusarit ka filluar ditën e djeshme, kanë vazhduar një pjesë edhe sot dhe janë paralajmëruar edhe për të tjera që do të publikohen ditët në vazhdim.
Këto incizime kanë pasuar me reagime të ashpra të partive opozitare të cilat kanë deklaruar që për të gjitha këto takime të Kusarit me Listën Serbe, kryeministri Kurti ka qenë në dijeni dhe ato janë bërë ne koordinimin e tij.