Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria krijon grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Qeveria e Kosovës sot ka krijuar grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se Kosova dhe organizata më e vjetër në Europë për të drejtat e njeriut ndajnë shtyllat e përbashkëta mbi të cilat janë krijuar – të drejtat e njeriut demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në lidhje me këtë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se në etapën e parë për anëtarësimin e Kosovë në KiE, ka mjaftuar koordinimi i mirë mes qeverisë, presidencës e kuvendit që kërkesa e Kosovës të arrijë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

Ndërsa tash, sipas saj, nevojitet bashkëpunim më i ngushtë ndër-institucional në mënyrë që të ketë përgatitje për të gjitha kërkesat dhe raportet që vijnë nga KiE.

“Prandaj, kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues që ka për detyrë të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndër-institucional lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shkëmbyer informacione dhe duke hartuar raporte për çështje specifike në fazën e përgatitjes së opinionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së”, tha Gërvalla.