Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.
Atje, Rama u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Kryeministri shqiptar bëri të ditur presidenti francez po përgatitet për të vizituar Tiranën.
Kujtojmë që, Tirana do të mirëpresë më 16 tetor Samitin e Procesit të Berlinit, iniciativë kjo që ka për synim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.