Emirjon Margjini, 31-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e arkitektit italian Roberto Mottura , i cili u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino), është dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjyqtarët thanë se ishte shqiptari ai që hapi zjarr natën e 9 qershorit 2021, duke shkaktuar vdekjen e 49-vjeçarit i cili la pas gruan dhe një djalë 13-vjeçar.
Bashkëshortja e tij pas dhënies së vendimit nga gjyqtarët tha:
Asnjëherë nuk do të ketë drejtësi të plotë, sepse djali im mbeti pa baba.
Për të pandehurin tjetër, 25-vjeçarin shqiptar Mergim Lazri është urdhëruar një dënim me 16 vite burg për “bashëpunim në vrasje”. I riu shqiptar ishte liruar nga burgu pas arrestimit, pasi provat nuk ishin cilësuar të mjaftueshme nga gjyqtarët gjatë hetimeve paraprake.
Të pandehurit e tjerë në proces u shpallën të pafajshëm, por ata akuzoheh për krime të tjera të lehta. Një i tretë i arrestuar ka treguar se në momentin e grabitjes ai ishte diku tjetër dhe thjesht ua kishte huazuar celularin të tjerëve. Megjithatë, një pikë mbetet ende e paqartë: cilët ishin anëtarët e tjerë të bandës që goditën shtëpinë e Piossasco-s atë natë tragjike dhe u larguan, duke lënë pas një burrë të vrarë brutalisht, një të ve dhe një fëmijë jetim.