Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdullahu e quan ‘Dy lloj sovranitetesh’ tërheqjen e policëve në veri dhe kërkesën e Listës Serbe

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e ka quajtur konfrontim në mes të dy lloj sovranitetesh vendimin e Qeverisë Kurti për tërheqjen e 25 për qind të pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga veriu dhe kërkesën e Listës Serbe që Policia e Kosovës të mos jetë fare e pranishme në komunat veriore.

Përmes një statusi në Facebook, Abdullahu ka shkruar se me tërheqjen e policëve të Kosovës nga kounat veriore dëmtohet sovraniteti i shtetit.

Ndërsa ka thënë se EULEX-i dhe KFOR-i e kanë konfirmuar pajtimin e Qeverisë me zvogëlimin e pjesëtarëve të PK-së në veri, por sipas tij po shqyrtohet mundësia që prania e policëve të reduktohet edhe më shumë.

Ai ka ironizuar me Qeverinë duke pyetur nëse një gjë e tillë është bërë me koordinim apo pa koordinim.

“Dy lloj sovranitetesh

Pra që ‘Lista Srpska’ të pajtohet që të marr pjesë në zgjedhje, Qeveria Kurti duhet ta reduktoj praninë e Policisë së Kosovës në veri. Prandaj për fillim Qeveria Kurti është pajtu që ta zvogëlojnë këtë prani për 25 %. Por nga ‘Lista…’ po kërkojnë që Policia e Kosovës të mos jetë fare e pranishme në veri. Eulexi dhe KFOR-i (po na thotë Qeveria Kurti e cila është pajtu me këtë pikë) do ta shqyrtojnë mundësinë që kjo prani të reduktohet edhe më shumë. Pra konfrontim përpjekjesh tashmë për dy lloj sovranitetesh në veri – ai i ‘Listës Srbska’ dhe – ai i Qeverisë Kurti. Neve po na thotë Qeveria se kjo po bëhet për shtensionim të situatës atje.

A ke krejt kjo me koordinim a pa koordinim ?

Apo kjo tërheqje e policisë tonë u bë nga frika se mund të pasojnë sanksione – prej të cilave duhet të mbrohet vet Kurti si kryeqeveritar – pavarësisht se me këtë tërheqje dëmtohet sovraniteti i Kosovës në veri”, ka shkruar Abdullahu.