Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamjet nga përleshja në Kuvend të Kosovës mes PDK-së dhe LVV-së

Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

  

Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë./REL