Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haliti flet pas rrahjes në Kuvend: E turpshme

 
   

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti e quajti të turpshme rrahjen në Kuvendin e Kosovës.

Haliti i tha se situatë nuk është dashur të vijë deri në atë pikë nga asnjëra palë.

“Për nder e turpshme… Njerëzit nxehen nganjëherë, por nuk u dashtë me e kriju këtë situatë asnjëra palë”, tha Haliti.

Përleshja fizike nisi në seancën e sotme kur po fliste kryeministri Albin Kurti.

Pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e heqi një letër të vendosur nga opozita në foltore, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkoi dhe iu hodhi ujë Kurtit dhe Bislimit. Ky i fundit iu kthye Lushtakut duke e hedhur në drejtim të atij një shishe uji. Situata eskaloi me përfshirjen edhe të deputetëve të tjerë.