Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se meqë është prej deputetëve më të vjetër dhe se e ndjenë obligim me i thënë disa fjalë.
Haliti në vazhdimin e seancës ka thënë se deputetët janë njerëz dhe ka pasur përplasje edhe më herët.
“Kam pasur përpaslje edhe unë. Por, kam ditë me duru. E kam duru ujin edhe gazin e Albinit, i kam duru dhe nuk me ka gjetë asgjë. Sot, ke pak ma ndryshe situata.
Kemi duru edhe fyerje edhe gjithçka tjetër, por mendoj se në Kuvend fuqia e grupeve parlamentare është fjala. Kemi drejtë me kritiku qeverinë. Sot iu kisha sugjeru të anulohet seanca. Të vijmë në një ditë tjetër në seancë. Sot nuk ka kushte. Por, pas asaj ngjarje për shëndetin e Kuvendit ka nevojë që sot më mbyllë seancën”, ka thënë ndër të tjera Haliti.