Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spahiu: Albin Kurti u tërhoq pas përgjimeve që koordinohej me listën e zezë serbe

 
   

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euroneës Albania se tërheqja e Kurti dhe pranimi i marrëveshjes me BE erdhi pas daljes së përgjimeve që implikonin VV me shtetas serbë non grata.

Sipas tij, Kurti u tërhoq pasi pritet të publikohen përgjime të tjera dhe se e ndjeu që lista e personave non grata po i afrohej vetë atij pas sanksionimit të Vulin.

“Kurti ndryshoi qëndrim vetëm pas përgjimit që tregonte bashkëpunimin e VV me listën e zezë të kriminelëve serbë non grata nga SHBA.

Shërbimet inteligjente e publikuan në media dhe treguan që i gjithë patriotizmi i Kurtit ishte një farsë, se ai që refuzonte koordinimin me NATO dhe SHBA koordinohen me Radoviçin, që është personi më i padëshiruar në SHBA.

Kurti, e para u tërhoq se pritet të publikohen edhe përgjime të tjera dhe se ndjeu që lista e shpallje së personave non grata po i afrohen vetë atij, pasi SHBA-të deklaruan Vulin non grata”, tha Spahiu.