Aleanca Kosova e Re ka dalë në mbështetje të protestës së nesërme që do të mbahet në kundërshtim të “koordinimit me Radojiçiqin” dhe Ligjit për Pagë Minimale që ka lënë jashtë veteranët e UÇK-së.
Kështu është bërë e ditur nga AKR të cilët kanë thënë se AKR do të marrë pjesë në këtë protestë.
“AKR mbështet fuqishëm protestën e thirrur nga shoqëria civile. Protesta do të mbahet nesër në sheshin Skenderbeu duke filluar nga ora 18:00, AKR do të marrë pjesë në protestë kundër veprimeve skandaloze qeveritare”, thanë nga AKR.
Në një njoftim, i cili po shpërndahet në rrjete sociale, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.
Sipas këtij njoftimi, protesta do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18: 00.
“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, aty përmendet se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.
“Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.