Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar pas arrestimit të avokatit Besnik Berisha.
Avokati Berisha ishte këshilltar i kryeministri Mustafa, gjatë mandatit të tij.
Mustafa në reagimin e tij shkruan se, Qeveria e tij e kishte përfunduar mandatin pa asnjë rast korruptiv.
Sipas tij, kjo ishte meritë e Besnik Berishës.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq
Përkrahësit e pushtetit në debat televiziv ditën që ndodhën grushtimet në Kuvend, i komentuan këto edhe si shkas të arrestimit të avokatit më të mirë kosovar, Besnik Berisha. Iu nevojitej ta thonë se ai ka qenë edhe këshilltar imi sa isha Kryeministër. Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut. Prandaj unë mburrem që e kisha afër një ekspert dhe njeri të tillë. E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje. IM