Policia ka bërë të ditur se një person është gjendur dje pa shenja jete në Novoselan të Prizrenit.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.