Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-komandanti për Pagën Minimale: Kërkesat e veteranëve të drejta, do t’i mbështes në çdo formë

 
   

Pavarësisht eskalimit të situatës në Kuvend dhe ndërprerjeve  që ndodhën mazhoranca vazhdoi seancën dhe miratoi projektligjin për pagën minimale.

Në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e luftës së UÇK-së.

Ata për sot kanë paralajmëruar protesta.

Ish-komandanti i UÇK-së, tani deputet i LDK-së, Anton Quni, thotë se pensioni të cilin e merr një veteran nëse nuk ka edhe të ardhura të tjera është i pamjaftueshëm.

Sipas tij, këta të fundit presin nga autoritetet qeveritare që të ndërmarrin hapa dhe veprime të duhura.

I, pyetur se a do të merr pjesë në protesta dhe se a i mbështet kërkesat e tyre, Quni është përgjigjur shkurt.

“Unë i mbështes si individ, si ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mendoj që kërkesat e tyre janë të drejta dhe do ta kenë mbështetjen time në çdo forme, në debate, në intervista, në parlament e të tjera sepse janë më të vërtetë kategori e cila kërkon të themi minimumin që atyre t’iu sigurohet një jetë e dinjitetshme”, është shprehur ai.