Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shkruar pak para nisjes së protestës së sotme dhe pas reagimit që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka pasur për protestën.
Musliu-Shoshi thotë se janë “shqelmat e fundit të qeverisë ‘zdraVo’”.
Ajo i është drejtuar pushtetit dhe Vetëvendosjes duke iu thënë se ‘boll e keni përçarë këtë shoqëri” dhe “përmbysë këtë shtet nga brnenda e nga jashtë”.
Sipas Musliu-Shoshit, Kosova meriton më shumë.
Reagimi i plotë:
Shqelmat e fundit të qeverisë ’zdraVo’
Boll e keni përqa këtë shoqëri e përmbysë këtë shtet nga brenda e nga jashtë!
Nën udheheqjen e Albinit kush nuk don me na pa, e veten e urrejmë më së shumti!
Kosova jonë meriton më shumë!