Ditën e shtunë, veterantët mbajtën një protestë në Pirhstinë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për qeverinë aktuale.
Juristi Muhamet Klemendi në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se veteranët e meritojnë një shumë të caktuar të parave për luftën dhe gjakun e tyre.
Por, sipas tij, edhe numri 40 mijë veteranëve mund të duket i dyfishuar në forma të ndryshme, e këtë duhet ta hetojnë gjykatat komeptente.
“Numri i veteranëve është realizuar mbi një ligj që nga komisionet e krijuara u aplikua në jetë.
Natyrisht se në këtë procedurë ka ndoshta veteranë që nuk e meritojnë këtë status, sepse ose nuk kanë qenë kurrë në UÇK ose kanë ndërprerje në UÇK ose i kanë takuar grupeve të interesit. Kuptohet se numri prej rreth 40 mijë veteranëve mund të duket i dyfishuar në forma të ndryshme. Këtë kërkohet që të luftojnë. E këtë e bëjnë vetëm gjykatat kompetente në Kosovë.
Mirëpo, kjo nuk i jep të drejtë qeverisë që pa e zgjidhur çështjen e veteranëve dhe të kategorive të tjera të luftës të UÇK-së të përjashtohen veteranët nga paga mininale. Shuma e paguar për veteranë nuk është pagë dhe as benefit. Është shumë e mjeteve që shteti i jep për luftëtarë dhe kontribues tjerë të luftës çlirimtare.
Kjo shumë nuk ka të bëjë me dhuratë a ndihmë sociale. Nuk është as pension a pagë mujore. Është shumë që shteti për gjakun dhe mundin e bërë për çlirimin i vendit i paguan me shumë të caktuar. Shuma e dhënë është aktualisht qesharake”, thotë ai.
Kelmendi thotë se, numri i veteranëve nuk guxon kurrë të jetë pengesë e pozitës.
“Mënyra e shqyrtimit të pozitës së veteranëve është tepër jo njerëzore dhe në kundërshtim me vlerat e luftës çlirimtare dhe pozitën e tyre në shoqëri. Çdo veprim që denigron veteranët është tradhëti kombëtare dhe shteti duhet t’i ndjekë zyrtarisht. Që veteranët të kemi besim të pushteti është mënyra e trajtimit të veteranëve. Numri i veteranëve nuk guxon kurrë të jetë pengesë e pozitës. Kjo, për faktin se në Kosovë është një procedurë gjyqësore që po zhvillohet kundër veteranëve të rrejshëm. Kjo procedurë ende nuk ka përfunduar.
Në fakt, shteti e ka për detyrë, si ne çdo vend tjetër, të siguron jetën e veteranëve. Nëse nuk gjen punë dhe angazhime konkrete, ateherë me mjetet që kërkohet domosdo të jepen nga shteti.
Ikja nga kjo detyrë është e rëndë”, shprehet tutje jursiti.
Në fund, ai shton se ata nuk duhet të dënohen për rrijten e numrit të tyre, sepse me këtë punë duhet të merret gjykata
“Veteranët nuk mund të dënohen pse mendohet se ka numër të rritur të tyre. Ato shqyrtohen nga gjykatat. E pa vendime gjyqësore çdo veteranë e ka statusin e tillë dhe mbrohet nga shteti.
Nuk është arsyetim e dhëna se po punohet për një ligj të ri për kategoritë e dala nga lufta, si formë e injorimit dhe të veteranëve. Kjo, mënyrë, vetëm krijon konflikte dhe lihen veteranët në gjendje të mjerë. Këtë nuk e meritojnë. Me këto injorime të qeverisë, ngjarjet rrëshqasin nga kontrolli dhe gjendja vazhdon e rëndë. Shteti duhet të veprojë. E veprimi konkrete është sigurimi i jetës së kategorive të luftës deri në përfundim dhe rregullim me ligj”, përfundon ai.