Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arrestohen dy persona në Gjilan, gjuajtën me armë në dasmë

Policia në Gjilan dje pasdite ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.

Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuar: R.I., (viti i lindjes 1955, mashkull, kosovar shqiptar) dhe F.S., (viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar shqiptar) të cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri.

Nga dy të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri, njëra e llojit Walther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm. Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

Policia ju bënë apel të gjithë qytetarëve për mos-përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.