Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mërgimtarët ja mësyjnë Kosovës, kjo është situata momentale në pikat kufitare

 
   

Mërgimtarët kanë nisur të vijnë me të madhe edhe këtë verë në vendlindje.

Mirëpo pavarësisht fluksit, pikat kufitare po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk është njoftuar ende për kolona të gjata.

Momentalisht pika e kalimit kufitar te ‘Dheu i Bardhë’ në Gjilan është më e ngarkuara ku kolona e automjeteve në hyrje është 100 metra ndërsa në pikat tjera nuk ka fare kolonë.

 Image Raporti 
 

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kanë njoftuar qytetarët që të ndjekin raportimin e tyre për t’i ikur ndonjë kolone të gjatë.