Tragjedi në Taurisano, në provincën e Leçes në Itali, ku një djalë dy vjeçar u mbyt në pishinën e vilës familjare.
Djali i vogël, i cili ishte me nënën dhe gjyshen e tij, do të ishte larguar pa e kuptuar dy gratë.
Ka qenë gjyshja ajo që ka zbuluar trupin në ujë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e 118-ës, por fëmija tashmë kishte vdekur.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.