Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak zbulon detaje pas takimit me Kurtin

 
   

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin Albin Kurti në Greqi, ku po mbahet edicioni i 25-të i Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Lajçak ka thënë se me Kurtin kanë pasur një diskutim të dobishëm për situatën aktuale në veri të Kosovës si dhe rrugën përpara drejt shtensionimit.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt de-eskalimit si dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar emisari në Twitter.

Për takimin një ditë më parë ka folur edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se me Lajçakun është biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë. U bisedua për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, është shprehur Kurti.

Ndryshe, këtë javë pritet takim në Bruksel takimi i radhës me palës kosovare dhe asaj serbe për të gjetur zgjidhje për situatën në veri të vendit.