Mëlçia është përgjegjëse për më shumë se 500 procese thelbësore trupore. Përpunimi i ushqimit, luftimi i sëmundjeve dhe largimi i helmeve nga gjaku janë disa prej tyre.
Prandaj, nëse mëlçia dëmtohet në çfarëdo mënyre, mund të krijojë probleme serioze. Kur mëlçia ka shumë yndyrë, e cila shpesh shkaktohet nga një dietë e keqe, mbipesha dhe mosstërvitja, zhvillohet sëmundja e mëlçisë yndyrore.
Cirroza është emri i fazës së fundit të sëmundjes së mëlçisë yndyrore. Kjo ndodh pas vitesh dëmtimi të këtij organi, gjë që bën që organi të bëhet me dhëmbëza, me gunga dhe tkurrje.
Cirroza e mëlçisë mund të shkaktojë ënjtje në pesë pjesë të ndryshme të trupit, në këmbë, bark, gishta.
Fryrja e gishtave dhe kur majat e gishtave bëhen më të rrumbullakëta se zakonisht, është një simptomë e cirrozës së mëlçisë. Duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek dhe të merrni trajtim në kohë nëse nuk doni që gjendja të përkeqësohet më tepër.
Shpesh, simptomat e sëmundjes së mëlçisë edhe mund të ngatërrohen. Përshembull ënjtja në bark mund të ngatërrohet me fryrje të zakonshme. Nëse nuk trajtohet, një bark i fryrë mund të zhvillohet në kancer.