Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxhaj kritikon Bislimin: Dështimin e tij në negociata e mbulon me kritikë ndaj BE-së

 
   

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Besnik Bislimin pasi ky i fundit kritikoi BE-në.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryenegociatori i Kosovës (Besnik Bislimi) as nuk di të negociojë e as nuk di të shpjegojë se çfarë ka negociuar.

“Kryenegociatori i Kosovës as nuk di të negociojë dhe as të shpjegojë në publik se çfarë ka negocuar, duke përmbushur në çdo takim interesat e Serbisë brenda Kosovës dhe duke mbuluar dështimin e tij gjoja me kritikën ndaj BE-së!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi  pas takimit të së mërkurës në Bruksel, ka thënë se pala kosovare është e brengosur me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazike, gjersa shtoi se draftet e Lajçakut në mënyrë të njëanshme u kushtojnë më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë.

“Eshtë parë nevoja të punohet mëtej në konkretizimin e disa dokumentave të rëndësishëm për të siguruar zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike. Tek plani i sekuencimit, ne kemi brenga me draftet e deritanishme që z. Lajçak i ka dërguar palëve tona, për arsye se mendojmë se ai plan fillimisht është selektiv, lë anash disa provizione të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike, në mënyrë të njëanshme i kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe poashtu nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Në këtë drejtim ne kemi tentuar që sot bashkë me palën serbe, në një takim trilateral të vendosim të gjitha obligimet që palët ndërmarrin nga Marrëveshja Bazike, në një plan të detajizuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim apo ecje tutje”, ka thënë ai ndër të tjera.