Analisti Gazmir Raci ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Ai tha se presidenti Vuçiç ka kontroll të plotë mbi serbët e këtyre zonave, pasi shumë prej tyre marrin rrugë prej Beogradit.
Raci shtoi se qytetarët serb të Kosovës, detyrohen të dalin në protesta e madje edhe nënshkruajnë pjesëmarrjen e tyre, pasi paguhen prej Vuçiçit.
“Nuk besoj se ka sot në Veri që nuk i bindet urdhrave të Vuçiçit. Ai ka kontroll të plotë. Të gjithë serbët lokal që janë të punësuar në Kosovë, në sistemin serb, në shëndetësi dhe në arsim, janë me mijëra dhe marrin rroga nga qeveria e Beogradit.
Në shumë raste ata janë të detyruar të dalin në protesta dhe të nënshkruajnë në listën e pjesëmarrjes për të konfirmuar se ata kanë qenë pjesë”, tha analisti.