Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

28 vjeçari rreh policin në aeroportin e Rinasit

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga pasi goditur punonjësin e policisë në aeroportin e Rinasit.

“Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.