Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia policore kufitare, gjatë ditës së sotme, ka arritur të parandalojë një rast të kontrabandimit me migrant.
Sipas policisë, në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, rreth orës 02:00, kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga: A.S., (viti ilindjes 1984, mashkull kosovar) dhe G.Sh., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).
Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit (emigrantë), të cilët po shfrytëzonin vendin tonë si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Kontrabanda me emigrantë’.
Sipas policisë, rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.
Me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.