Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë dhe hotelet në Greqi derisa zjarret përhapen

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në ishullin grek të Rodosit pasi zjarret pushtuan pjesë të mëdha të ishullit.

Shërbimi zjarrfikës i vendit i ka cilësuar zjarret si më të vështirat me të cilat po përballet aktualisht.

Vlerësohet se më shumë se 3,500 njerëz janë zhvendosur nga toka dhe deti në vende më të sigurta.

Ishulli ka luftuar me zjarret e shkaktuara nga erërat e forta që nga e marta, mes një vale të nxehtit në Evropë.

Nuk raportohet për të lënduar, sipas Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile në Greqi, raporton BBC.

Ai tha se vizitorët po evakuohen në mënyrë të sigurt nga zonat e prekura të Rodosit – të cilat përfaqësojnë më pak se 10% të akomodimit turistik të ishullit – dhe po ridrejtohen në hotele të tjera në ishull.

Zëvendës shefi i zjarrfikësve Ioannis Artophios tha se një traget është në dispozicion për të akomoduar njerëzit. Të tjerët janë vendosur në stadiumin e brendshëm në ishull, sipas nënkryetarit të bashkisë së ishullit.

Artophios shtoi se zjarrfikësit shpesh luftojnë në Rodos për shkak të gjelbërimit që është, gjë që e bën atë një destinacion tërheqës turistik.

Televizioni grek shfaqi radhë të gjata turistësh me valixhet që dërgoheshin në vend të sigurt, me tym në sfond.

Një grua britanike tha se ishte evakuuar nga hoteli ku po qëndronte me motrën dhe vajzën e saj, por tani ishte ngecur në një plazh me qindra të tjerë në vapën e madhe.