Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këto ishin aktivitetet javore të Lajçakut

I dërguari special i BE-së për dialogun Lajçak në publikimin javor në rrjetet sociale rreth aktiviteteve ka shkruar se ka pasur bisedime konstruktive rreth rrugës së de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës, së pari me kryebiseduesin nga Prishtina, Besnik Bislimi dhe pastaj me atë nga Beogradi, Petar Petkoviç,shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Në përmbledhjen e takimeve dhe aktiviteteve në kuadër të dialogut, ai vlerësoi edhe takimet me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, por edhe konstruktivitetin sipas tij në takimet me Bislimin e Petkoviç.

“Zhvilluam bisedime të gjata e konstruktive rreth situatës aktuale në veri të Kosovës dhe de-eskalimit të situatës në përputhje me deklaratën e BE-së si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu” ka shkruar ai në Facebook, duke njoftuar për takimin me Kurtin në Simpoziumin ndërkombëtare në Kreta të Greqisë.

Më pas ai njoftoi edhe për takimet me kryebiseduesit në Bruksel, ku janë trajtuar përkushtimi dhe bisedimet e gjata gjithëpërfshirëse të listës së çështjeve nga dialogu përfshirë zbatimin e plotë të marrëveshjes së 27 shkurtit dhe domosdoshmërinë e de-eskalimit të situatës.

Jemi pajtuar që të vazhdohen bisedimet edhe takimet e punës në disa dokumente në periudhën e ardhshme, ka shtuar Lajçak.

Në takimin me presidentin e Serbisë Vuçiç ishte konstatim i dyanshëm se është e “domosdoshme ndërmarrja e hapave për de-eskalimin e situatës dhe përparimit të shpejtë në normalizimin e raporteve”, theksoi ai.