Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po vazhdon me evidentimin e shkeljeve të konsumatorëve.
Në një njoftim në Facebook, Kompania njoftoi se në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, një konsumator po “ujiste” trotuarin me ujë të pijshëm, derisa nuk u hetua nga inspektorët.
“Në rrugën ‘Malush Kosova’/ Ujëmatësi i dëmtuar, jo i lajmëruar, derisa inspektorët e zbuluan, madje duke ujitur trotuarin e ndërtesës me ujë të pijshëm.
Rasti tjetër, konsumatori kishte zbuluar një metodë të re të vjedhjes së ujit, me mendjen që nuk do zbulohet, kishte vendosë ujëmatësin jashtë pusetës derisa tërë kohën shërbehej me ujë nga gypi, pa ujëmatës”, thuhet në njoftim.