Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”. Dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një makine tip “Fiat” dhe një zetori.
Dyshohet se “Fiati” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka rënë nga pas zetorit. Pas goditjes, shoferi i zetorit, Ardian Tomaj, ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rrugë.
Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit “Fiat”, Prend Marku dhe pasagjeri aty, Martin Gjoka nuk kanë mundur të mbijetojnë.
“Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi Prend Marku 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka 54 vjeç”, thuhet në një njoftim.
Policia dyshon po ashtu, se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë edhe një përgjumje e shoferit të “Fiatit”.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik./tvklan.al/
Tags: aksidentdy te vdekur