Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rënia e monedhës evropiane, kërkohet menjëherë ndërhyrja e qeverisë, ja pasojat që do të sjellë zhvleftësimi i euro-s

Zhvleftësimi i monedhës Euro dhe luhatja e kursit të këmbimit ka dëmtuar bizneset e eksportit në vend. Përfaqësuesve të këtij biznesi, në një takim të zhvilluar ditën e martë kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të qeverisë.

Sipas tyre, nga ekonomia e vendit nuk ka asnjë përfitim nga luhatja e kursit të këmbimit, përveçse dëmton sektorë të rëndësishëm të ekonomike.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje të shpejta, fatkeqësisht do të na duhet t’i drejtohemi zgjedhjeve ligjore, që do të thotë kërkesa për kompensim të humbjeve. TË gjithë ne kemi kontrata brenda dhe jashtë vendit, që i detyrojnë bizneset të vazhdojnë punën, pasi nëse ndërpresin punën duhet të kthejnë paratë, kjo na detyron të vazhdojmë furnizimet”,-tha Alban Zusi, Kreu i Shoqatës se Eksportuesve.

Përfaqësues të bizneseve eksportuese thotë se qeveria duhet të zhvillojë takime me ata për të gjetur një zgjidhje. Në të kundërt paralajmërojnë protesta, pasi shumica e tyre janë drejt falimentimit.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë se në rast se nuk do ulet e të caktohet një kurs fiks, së shpejti do zbrazim para kryeministrisë në një protestë vetëm për të treguar se duhet të ulet guvernatori dhe qeveria e të mos na lënë në rënie të lirë Industria më e prekur sot për sot, është industria mjekësore”,-tha Filip Gjoka, kreu i shoqatës së bimëve medicinale

Prej disa muajsh Euro ka arritur minimimun historik duke u shkëmbyer me rreth 102 lekë. Kjo situatë përkthehet në humbje direkte për bizneset që çojnë produkte jashtë vendit. Institucionet monetare kanë deklaruar me herë se nuk mund të ndërhyjnë në kursin e këmbimit, i cili gjatë verës pëson gjithmonë luhatje për shkak të turizmit.