Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiq: I thashë Merkelit për lidhjen e Prishtinës me Nishin në autostradë, në Kosovë s’janë të interesuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në hapjen e një pjese të autostradës E-80 Nish-Merdarë, prej gjithsej 5,5 kilometra.

Vuçiq tha se kjo autostradë është e rëndësishme për Toplicën, Bllacën, Kurshumlinë e Prokuplen.

“Kjo është edhe një thirrje për investitorë sepse në Prokuplje po ndërtohet një zonë biznesi, në Kurshumli janë tre banja, një ushtri, por nevojiten edhe më shumë investitorë, hapëm edhe një fabrikë në komunën e Bllacës. Rruga Belonjin-Bllacë ka asfalt të ri që e ka bërë të duket si Zvicra” tha Vuçiq.

Aleksandar Vuçiq, ka shtuar se në kuadër të procesit të Berlinit në vitin 2014, ka diskutuar me kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel për lidhjen e Prishtinës me Nishin me autostradë duke shtuar se “Prishtina nuk është e interesuar për këtë”.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të lidhemi me Graçanicën tonë, por edhe me Prishtinën, Tiranën, Durrësin. Na lehtëson punën dhe progresin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve”, tha ai.

Vuçiq shtoi se Serbia ka shumë më tepër për të humbur sesa Kosova, shkruan tanjug.

“Ne kemi shumë për të humbur se Kurti. Ne kemi një ekonomi shumë më të fortë, njerëzit jetojnë shumë më mirë, pagat tona janë pak më shumë se dy herë më të larta se më përpara. Kur pagat të rriten për edukatorët dhe infermierët në shtator dhe më pas për një numër të konsiderueshëm ushtarakësh, do të ndihet. Nga fundi i vitit po e rrisim edhe pagën minimale”, tha ai.