Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve në veri, përpjekje për të sabotuar qetësimin e situatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me linçimet që u janë bërë së fundmi policëve të rinj serbë në veri të Kosovës.

Haradinaj përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se këto janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar de-përshkallëzimin dhe qetësimin e situatës.

“Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës. Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuat se qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës