Andres Garcia-Carro është 91 vjeç dhe ka hyrë fuqishëm në skenën europiane të modës, duke u bërë një emër i rëndësishëm me paraqitjet e tij në ekran.
Qëndrimi është ai që e karakterizon gjyshin spanjoll, i cili është bërë një nga figurat e brendeve të njohura të modës dhe është një nga modelët më të vjetër që punon në Europë.
Mediat e huaja shkruajnë se dy vjet më parë, Garcia-Carro bënte një jetë të qetë si pensionist, në një shtëpi fshati. Kjo para se pandemia të ndodhte dhe potenciali i tij prej modeli të ‘zbulohej’ nga mbesa e tij.
Andres është paraqitur në “Vogue”, “GQ” dhe “Esquire” dhe ka punuar me marka të modës si “Zara” dhe “Carolina Herrera”.
Përpos kësaj Garcia-Carro ka fituar punë në ekran duke u përfshirë në filma, video muzikore, madje edhe versionin spanjoll të shfaqjes së gatimit “Master Chef”.
I ashtuquajturi ‘mbreti spanjoll’, është shprehur se është i penduar që nuk e filloi karrierën e tij si model para njëzet vjetësh.