Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Klodiana Lala nxjerr detajet të reja nga megaoperacioni i SPAK-ut: Mes 15 urdhër-arresteve dhe emri i personazhit të frikshëm që vrau në gjumë të fejuarën 15-vjeçare

Zbardhet një tjetër emër që është mes 15 persona vepër të cilët është lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala thotë se bëhet fjalë për Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia.

Po ashtu, një tjetër detaj nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit, të shtrirë në disa qytete, është fakti se Xhevahir Lita ka qenë prokuror në Shkodër kur dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet kriminale që mendohet se këta personazhe i lidhin me njëri-tjetrin.

Duke u kthyer te Bajri, ky i fundit është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.