Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nderuar publikun kosovar, duke e botuar një fragment të asaj që ai e ka quajtur “analizë në ardhje”.
Në shkrimin e tij, Ramabaja është kthyer në histori, më saktë në Konferencën e Parisit të vitit 1919, duke e kritikuar idenë e vetëvendosjes së proklamuar nga Woodroë Wilson, president i ShBA-së.
Sipas tij, kjo e drejtë i ishte rezervuar vetëm evropianëve të bardhë.
“Vetëvendosja si koncept i mbrojtur në Konferencën e Parisit [1919] nga presidenti amerikan Woodrow Wilson, rezultoi se ishte rezervuar vetëm për evropianët e bardhë, duke përjashtuar në këtë kuadër shqiptarët, jo për banorët e kolonive evropiane.” – shkroi ai fillimisht.
Pas kësaj fjalie, Ramabaja bëri një interpretim mbi historinë e transformimit të intelektualëve shqiptarë “me shpirt liberal” në komunist.
“Në vitet pasuese, pas asaj konference, përplasja mes dy koncepteve të kohës: Fashizmit dhe Komunizmit do të thellohej edhe më shumë. Koketimi i liberalëve perendimor me fashizmin do t’i shtyjë shumë idealistë shqiptarë properendimor dhe në shpirt liberal, të transformoheshin në komunist!” – shkroi tutje Rambaja.
Aktivisti i zellshëm i VV-së (së paku në publik i zellshëm), shkroi edhe për historinë aktuale të Kosovës. Ai e kritikoi një “lagje të diplomacisë perëndimore” për mirëkuptimin ndaj projekteve ekspansioniste të Beogradit.
Ramabaja e bëri një pyetje (ndoshta edhe pyetje retorike) se nëse “për bazë ky transformim nuk ka albanofobinë irracionale?!”
“I tillë, tepër i vështirë, për idealstët shqiptar properendimor e liberal, është për t’u kuptuar edhe “mirëkuptimi” që po tregon sot një lagje e diplomacisë perendimore ndaj projekteve ekspansioniste të Beogradit.
Si të kuptohet sot transformimi i një lagjeje të liberalëve perendimor në avokatë të interesave të Serbisë, në dëm të interesave jetike të shqiptarëve [Veriu i Kosoëvs është interesi jetik për Republikën e Kosovës], nëse për bazë ky transfomim nuk ka albanofobinë irracionale?!” – shtoi ai.