Deputetja Ganimete Musliu nga PDK ka thënë se Dejona Mihali e VV-së duhet shpallur person non-grata.
Ajo ngriti dyshime se Mihali po dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend.
“Saktë e dijnë që po bëjnë dëm me dorën e vet që po e ngrisin, kanë më iu bind urdhrave të Dejona Mihalit e cila nuk dihet as kush është as nga kush paguhet , as çka bën, as interesave të kujt i shërben dhe ata thotë Dejona ngrinte dorën, i keni pa në seancën e fundit për së fjeturi kanë votuar”, tha Musliu.
Mihalin ajo tha se e njeh vetëm figurativisht derisa shtoi se ka informacione të dyshimta për të.
“Unë mendoj që në një vend normal në rrethana normale, personi si Dejona Mihali e cila ngjallë urrejtje, propagandë, konflikt, duhet të shpallet person non-grata jo të avancohet e t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, kjo është e pakuptimtë dhe e papranueshme”, theksoi Musliu.