Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paralajmërimi që Szunyong bëri me deklaratën e fundit – analistët komentojnë presionin që po i bëhet Kosovës!

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur për Kosovën kanë ngjallur reagime të mëdha në opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.

BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës pasi e bëri fajtore për përshkallëzim të situatës në veri të vendit përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Së fundmi është shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se masat që BE-ja ia ka vënë Kosovës vijnë pas mospërmbushjes së kërkesave lidhur me situatën në veri.

Madje thotë se pasoja negative nëse këto kërkesa dhe pritje nuk respektohen.

Këto komente ai i bëri pas takimit me anëtaret e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Kemi diskutuar një numër temash, përfshirë marrëdhënëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, zgjerimin e procesit të BE-së, sigurisht kemi folur edhe për situatën në veri, eskalimin e situatës dhe hapat e radhës në procesin e dialogut. Mendoj se kemi pasur një bisedim të mirë, kemi shkëmbyer një numër të mirë të informacioneve, pra kam një ndjenjë të mirë për këtë takim”.

Çfarë po paralajmëron Szunyog me këtë deklaratë?

Qarri: Roli i BE-së është rol, mbështetës e lehtësues dhe nuk ka assesi rol arbitri as nuk mund të sjellë çfarëdo vendimi imponues për palët

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politk, Gani Qarri.

 Image Gani Qarri 

Ai u shpreh se Szunyon dhe BE po vazhdon ta mbështesë Serbinë dhe bëjë presion të vazhdueshëm vetëm palës më të dobët.

“Deklaratat e fundit të shefit të Bashkimit Evropian, janë marrje e paautorizuar- përsipër, e kompetencave joekzistuese, për z. Tomas Szunyog, pasi që siç dihet mirëfilli edhe nga vet ai, gjendja aktuale ndërmjet Kosovës e Serbisë, është pasojë e drejtpërdrejtë e mbajtjes anë dhe pafuqisë së vet BE-së,ndërsa Kosova në rastin e z. Szunyong është vetëm vendi mikpritës, por jo edhe koloni e tij, e cila si shtet i ilirë dhe i pavarur, nuk mund të lejojë që në mënyrë të pa fund, Szunyong dhe BE të vazhdojë ta mbështesë Serbinë dhe bëjë presion të vazhdueshëm vetëm palës më të dobët, siç veprohet në vijimësi nga BE kundër Kosovës, përderisa Serbia, sërish vazhdon të bëjë presion edhe kundër policëve të sapo inauguruar serb, në kuadër të Policisë së Kosovës, por vet Tomas Szunyog dhe BE, heshtin”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që kërcënimi nga shefi i BE-së në Kosovë, për vendosjen e masave dhe pasoja negative kundër Kosovës, bëhet në vend të gabuar.

“Roli i BE-së përfshi edhe z. Szunyong si përfaqësues i saj në vendin tonë, është rol, mbështetës e lehtësues dhe nuk ka assesi rol arbitri as nuk mund të sjellë çfarëdo vendimi imponues për palët. Andaj, kërcënimi nga shefi i BE-së në Kosovë, për vendosjen e masave dhe pasoja negative kundër Kosovës, bëhet në vend të gabuar, ngase do duhej drejtuar ndaj Serbisë fashiste, e cila nuk ka përmbushur asnjë kusht dhe nuk i përmbahet asnjë pike të marrëveshjeve të dakorduara, as në Bruksel dhe Ohër.

Përderisa Kosova ka përmbushur pjesën kryesore të kërkesave të BE-së, tani është radha, që presioni të drejtohet ndaj Serbisë, që ajo, të lejojë pjesëmarrjen e serbëve lokal në zgjedhje dhe të mos shkaktojë tendosje të reja në veri, në mënyrë që, të mos kemi probleme të reja dhe jeta normale, rendi e qetësia të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate edhe në këtë pjesë legjitime të territorit të pandashëm shtetëror të Kosovës”, shpjegon Qarri.

Sipas analisti Szunyog po keqpërdor përçarjet politike dhe prononcimet cinike të opozitës së inkriminuar.

“Kurse sa i takon deklaratës së shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, që sipas bindjes time, ai po keqpërdor përçarjet politike dhe prononcimet cinike të opozitës së inkriminuar, e cila në mungesë të ideve, për të ardhur në pushtet, është vënë plotësisht në shërbim të Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste, organet përkatëse duhet ta ftojnë urgjentisht, z. Szunyog që të jap sqarim zyrtar, lidhur me prononcimet e tij paushallë dhe shpjegoj publikisht shkaqet dhe arsyet, që sheh, për pasoja negative, ndaj Kosovës”, nënvizoi analisti Qarri për “Bota sot”.

Ahmeti: Kosova duhet të jetë stoik në qëndrimet e tyre kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i tij

 Image Hidajet Ahmeti 

Ndërsa analisti politik Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që përfaqësuesit e BE-së po janë shumë subjektiv në çështje shumë të ndjeshme që lidhen me substancën e shtetit të Kosovës.

“Është një presion i jashtëzakonisht padrejtë që po i bëhet shtetit të Kosovës. Përfaqësuesit e Kosovës duhet të jenë stoik në qëndrimet e tyre kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i shtetit të Kosovës. Gjykoj se përfaqësuesit e BE-së po janë shumë subjektiv në çështje shumë të ndjeshme që lidhen me substancën e shtetit të Kosovës”, potencon ai.

Në fund, analisti shtoi që pasojat e qeverive të kaluara tashmë çdo ditë po i shohum edhe tani.

“Përfaqësuesit e Kosovës nuk duhet të lejojnë të bëhet “eksperimente” me shtetin e Kosovës, pasi pasojat do të jenë afatgjatë dhe të pariparueshme. Qeverisë së tanishme po i duhet që krejt potencialin me fokusu në problemet e akomuluara nga qeveritë e kaluara, e disa prej tyre janë të pariparueshme, ku pasojat e tyre po i shohim çdo ditë”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.