Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, autori në arrati

Një vrasje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zëmblak në Maliq.

Burri në proces divorci ka vrarë gruan e tij 46-vjeçare, Luiza Mullalli dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza. Sipas policisë, autori Gjergji Mullalli është në arrati ndërsa janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Trupi është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al