Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti prezanton shifra të punësuarve: Tregues i fortë i suksesit të politikave tona

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në ekonominë e Kosovës për herët të parë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.

Sipas tij, ky është tregues i fortë i suksesit të politikave të qeverisë, që kanë ndihmuar gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe sipërmarrësit.

“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.

Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti në Twitter.