Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku ia prezanton “Rrugën e re për Republikën” ambasadorit të OSBE-së

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Sipas një njoftimi nga LDK Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Davenport, për qëndrimet e LDK-së karshi situatës, planin 7 pikësh për daljen nga kriza si dhe e njoftoi për takimet e deritanishme me akterë të ndryshëm në Kosovë.

“Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për përçarjen dhe polarizimin e skajshëm të shoqërisë tonë nga pushteti si dhe shpalosi alternativën për ta kaluar këtë krizë si rrugë e re për Republikën tonë. Gjatë takimit u diskutua dhe për gjendjen e përgjithshme politike në vend si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen me OSBE-në në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mire”, thuhet mes tjerash.

Abdixhiku theksoi rëndësinë për gjithë mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve tona.