Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku: Qeveria Kurti është munduar që skandalet t’i mbulojë përmes krijimit të tensioneve në veri

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria Kurti është munduar që skandalet e saja t’i mbulojë përmes krijimit të tensioneve në veri.

Sipas Çitakut, këto skandale të Qeverisë përfshijnë keqqeverisjen e vendit, afera korruptive e veprime të tjera të cilat sipas saj u munduan të lihen nën hije nga qeveria duke inskenuar situata në veri.

“Derisa popullin e terrorizuan për disa muaj përmes populizmave luftënxitëse, shtetit ia sollën edhe sanksionet e para nga vetë aleatët më të afërt ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-ja”, shkroi ajo.

Çitaku ka thënë se nën qeverinë Kurti, Kosova pati stagnim në ekonomi, shëndetësi, arsim e “lulisje” të varfërisë e dëshpërimit.