Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Klinaku: Arrestimi i Goxhajt u bë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale

Faton Klinaku, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se arrestimi i Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale,siç e quan ai “gjykatë politike”.

Në Tiranë është arrestuar ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Klinaku për këtë reagoi në Facebook duke përmendur edhe rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka thënë ai