Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti viziton gruan më të vjetër në Kosovë, tani ajo është 113 vjeçe

 
   

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, kanë vizituar gruan më të moshuar në Kosovë.

Sipas ministrit, ajo ka lindur në vitin 1909, pra tani është 113 vjeçe.

Kurti zonjës Xhezide i ka dhuruar lule, teksa ka biseduar me të.

Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë. E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”.

“Në Mitrovicë vizituam edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça.

“Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar Murati në Facebook.