Një betejë e vërtetë u zhvillua nga dy eksper gjarpërinjsh në Florida me një piton 6 metra që peshonte 56 kilogramë, raporton noa.al që ju sjell videon tronditëse më poshtë.
Pitoni u pa në një park kombëtar dhe është gjarpëri më i madh i llojit të tij i gjetur në atë shtet.
Në videon e postuar në rrjetet sociale nga gjuetarët e gjarpërinjve Steven Gauta dhe Jake Valeri, është regjistruar hap pas hapi lufta e tyre me pitonin, i cili është i gjatë sa një xhirafë e rritur.
Siç shihet në video, gjuetarët kanë bërë lëvizje që i ngjanin stileve të mundjes, për të arritur të kapnin pitonin.
Fillimisht gjarpri ka sulmuar Valerin, të cilit i është dashur të luftojë për ta ndalur.
Dy burrat pasi ia dolën, më pas e dorëzuan gjarprin në një qendër speciale për mbrojtjen e jetës së egër. /noa.al