Të premten MINT ka njoftuar se e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat. Mirëpo, Klani ka vendosur që rastin ta çojë në Gjykatë.
Tashmë është konfirmuar se me këtë çështje do të merret Gjykata Komerciale.
Zëdhënësja e Gjykatës Komerciale, Albënora Bekteshi Hoti, ka thënëse rastin e kanë pranuar sot, derisa kanë thënë se në ditët në vijim lënda do t’i ndahet gjyqtarëve të departamentit përkatës sipas shortit të ndarjes së lëndëve.
“Ju njoftoj se rasti në fjalë në Gjykatën Komerciale të Kosovës, përkatësisht Dhomat e Shkallës së Parë është pranuar më 1 gusht 2023, dhe e njëjta do t’i ndahet gjyqtarëve të departamentit përkatës sipas shortit të ndarjes së lëndëve në ditët në vijim”, ka thënë Bekteshi.