Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Tapë” në timon/ Shkaktoi aksidentin në aksin Korçë-Bilisht, prangoset inspektori i policisë

Rajmond Xhipo, një inspektor policie që shërben në policinë Kufitare të Pustecit është vënë në pranga ditën e sotme. Ai u arrestua pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pasditen e djeshme.

Mësohet se efektivi 58-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, në momentin kur është përplasur me një furgon.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara.

Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën.

Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.