Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Heshtin dhe bllokojnë! Arroganca është e neveritshme”- Deputeti i PS-së denoncon kompaninë “ONE”: Kam 1 muaj pa telefon, faturat i kam paguar të gjitha, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar publikisht kompaninë telefonike “One Albania”, pasi sipas tij ka paguar të gjitha faturat nëpërmjet bankës, por nuk merr asnjë shërbim.

Erion Braçe shkruan se prej 1 muaji nuk ka telefon pasi iu është bllokuar numri nga kompania dhe se i duhet të rrijë nv zona me WiFi!

“Ajo qe me acaron eshte qe nuk reagojnë! Heshtin dhe bllokojne! Natyrisht arroganca e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e neveritshme; une nuk jam i vetmi me kete hall”, shkruan deputeti socialist.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT!

SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE,

UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!

NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE;

PREJ VITESH!

Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!

Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre;

Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;

Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!

Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!

Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me WiFi prej nje muaji!

Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!

Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall!

E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!