Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tashmë nënë e tre fëmijëve, Arbana Osmani na zbulon ca poza të ëmbla të Zoit (Foto)

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, është tashmë nënë e tre fëmijëve dhe mes angazhimeve të shumta, ajo gjithmonë gjen kohën të kalojë “momente cilësore” edhe me të vegjlit e saj.

Nëse portretin e Jonit e kemi parë prej vitesh dhe është kthyer në një personazh të dashur për ne, moderatorja po tregohet ende e rezervuar përsa i përket Diellit dhe Zoit.

Pavarësisht kësaj, Arbana herë pas here poston foto të tyre në rrjetet sociale, por duke u kujdesur që të mos e tregojë portretin e tyre.

Ndërkohë ditën e sotme, Osmani ndau ca poza të ëmbla të Zoit, e cila qenka rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë.